E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtete qe e njohen dje pavaresine

Pavaresia e Kosoves ishte dhe dje ne vemendjen e diplomacise boterore. Disa shtete konfirmuan njohjen e shtetit te ri: Republika e Kosoves. Ministria e Jashtme e Letonise deklaroi dje se njeh shtetin e ri dhe shtoi: “Parimet, sic jane stabiliteti, rritja ekonomike, siguria, te drejtat e njeriut, mbrojtja e minoriteteve dhe paprekshmeria e trashegimise religjioze dhe kulturore jane elementet baze mbi te cilat duhet te ndertohet e ardhmja e Kosoves”.
Gjermania po ashtu, njohu dje zyrtarisht shtetin e ri. “Qeveria u pajtua per njohjen e Republikes se Kosoves sipas se drejtes nderkombetare dhe per fillimin e marredhenieve diplomatike e Gjermanise”, tha dje zedhenesi i Qeverise, Urlich Wilhelm. Ai qartesoi se pas ketij vendimi, Presidenti Horst Koehler do t'i dergoje nje note diplomatike homologut Fatmir Sejdiu.
Edhe Austria u shpreh dje zyrtarisht pro njohjes. Ministrja e Jashtme, Ursula Plassnik, konfirmoi lajmin, duke shtuar se, “sipas ligjit austriak, qeveria i propozon Presidentit qe qeverise se Kosoves t'i dergohet letra e njohjes”.
Gjithashtu, Norvegjia ka vendosur ta njohe pavaresine e Kosoves. Ministri i Jashtem i ketij vendi, Jonas Gahr Stoere, tha dje se “deshiroj te bej te ditur se Norvegjia do ta njohe Kosoven si shtet te pavarur”. Ne kete menyre, Norvegjia, qe nuk eshte vend anetar i Bashkimit Evropian, u bashkohet fqinjeve, Danimarkes, Finlandes dhe Suedise, qe tashme kane bere te ditur se do ta njohin pavaresine.
Dje ne mbremje edhe Malajzia konfirmoi njohjen e shtetit te ri, “te pavarur dhe sovran”, sikunder deklaroi shefi i Zyres se saj ne Prishtine, Mustafa J Mansor, ne nje takim me Presidentin Sejdiu. Ai njoftoi se Malajzia ka vendosur ta ngreje perfaqesine e saj ne Kosove ne nivel ambasade. Mansor do te jete i ngarkuar me pune ne kete Ambasade.
Shtete qe deklaruan dje se kane vendosur njohjen
Gjate dites se djeshme, disa shtete te tjera u shprehen te gatshme per te zyrtarizuar njohjen e pavaresise. Ministri i Jashtem i Italise, Massimo D'Alema, tha dje se “pavaresia e Kosoves ishte e pashmangshme pas tete vjetesh nen administrimin nderkombetar”, duke shtuar se “Kosova nuk ka qene pjese e Serbise prej vitit 1999, kur u be protektorat nderkombetar”. “Italia, tha D’Alema, po pergatitet per njohjen formale te pavaresise se Kosoves”. Edhe ministri i Jashtem i Sllovenise, Dimitrij Rupel, tha se mendon qe Sllovenia do ta njohe Kosoven, por per kete, shtoi ai, do te vendose Parlamenti slloven.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›