Qeveria serbe mbeshtet zjarrvenien ne kufi
Zjarrvenia e dy pikave kufitare me Serbine nga minoritaret e Kosoves, eshte mbeshtetur e justifikuar dhe nga qeveria serbe. Ministri serb, Slobodan Samardzic, e ka perligjur shkaterrimin e dy pikave te kontrollit. “Aksioni eshte ne perputhje me politiken e qeverise serbe, tha dje ministri “pergjegjes per Kosoven”, ne televizionin beogradas B92. Shkaterrimi ishte gjithashtu i mire, sepse drejtohej kunder dergimit te misionit te shtetit ligjor te Bashkimit Evropian, shkoi me tej Samardzic. Shume me i matur ishte ne deklaratat e tij presidenti serb Boris Tadic. Nuk duhet te kete dhune, tha ai. Kjo eshte, sipas tij, edhe ne interesin e pakices serbe qe jeton ne Kosove.