Kush i kontrollon kufijte e Kosoves
Republika e Kosoves ka 10 pika zyrtare kalimi me kater fqinjet e saj, pese me Serbine, dy me Maqedonine, dy me Shqiperine dhe nje me Malin e Zi.
Keto kontrollohen nga policia dhe zyrtaret e doganes se Misionit te OKB-se ne Kosove (UNMIK) dhe nga Sherbimi i Policise se Kosoves. Paqeruajtesit e NATO-s mund te sigurojne mbeshtetje nese thirren.
Rezoluta 1244 e OKB-se, e vitit 1999, thekson se "nje numer i pranueshem" i personelit shteteror serb do te lejohet te kthehet per te pasur nje prani ne pikat kryesore te kalimit, por ata nuk e kane bere nje gje te tille qe atehere. Nuk eshte ende e qarte se si do te reagoje Kosova nese ata kerkojne te bejne nje gje te tille tani qe ajo ka shpallur pavaresine.
Serbia deklaroi se e respekton Rezoluten 1244, por nuk e pranon pavaresine e Kosoves apo misionin e ri te Bashkimit Evropian, qe pritet marre kontrollin nga UNMIK-u gjate kater muajve te ardhshem. Rusia e konsideron gjithashtu misionin e BE-se si te paligjshem.
Paqeruajtesit e NATO-s po mbajne kontrollin e dy pikave te shkaterruara kufitare dhe deklaruan se do te hapen kur te riparohen, ndersa zyrtaret kosovare dhe te OKB-se jane kthyer ne vend. Beogradi deklaron se planifikon te rimarre te pakten kontrollin e doganave nga ana e tij te dy pikave kufitare. Ne tre pikat e tjera kufitare midis Kosoves dhe Serbise nuk ka pasur trazira.