E Diel, 1 Nëntor 2026

NJU DELHI – Macron kërkon mbështetjen e Indisë për ndalimin e sulmeve ruse në Ukrainë

BOMBEI, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri sot thirrje  Indisë të mbështesë idenë e një pezullimi të sulmeve ushtarake që synojnë popullsinë dhe infrastrukturën civile në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, pas një takimi me kryeministrin indian, Narendra Modi.

“Mund të bashkojmë përpjekjet për të mbështetur vendosjen e një moratoriumi të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm mbi sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile”, deklaroi Macron para medias në Bombei.

Gjatë mesnatës, bombardime masive ruse goditën infrastrukturën energjetike në disa rajone të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin si të kombinuar dhe të llogaritur qëllimisht për të shkaktuar sa më shumë dëme në sektorin energjetik duke denoncuar edhe refuzimin e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe.

Për të ushtruar presion ndaj Kievit, në sfondin e negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Rusia ka shtuar prej javësh sulmet shkatërruese ndaj infrastrukturës ukrainase, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes në mes të dimrit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›