E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK konfirmon në detyrë kryegjyqtarin e Tiranës, Flamur Kapllani

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllani.

Kapllani u përballë me procesin e rivlerësimit më 2 korrik. Ai u dha shpjegime togave të zeza mbi pasurinë e tij. Ndërkohë, gjyqtari Kapllani mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Lidhur me profesionalizmin u  evidentuan gjetjet për 12 denoncime nga publiku dhe një shkrim në media, prej të cilave nuk u gjetën probleme domethënëse.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Kapllani u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Flamur Kapllani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe më pas në 2007-ën u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2010, Kapllani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës, ku së fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.

Seanca në KPK për kryegjyqtarin Flamur Kapllani 1 nga 6

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›