E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK shkarkon prokuroren e Elbasanit, Rajmonda Berisha

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurores Rajmanda Berisha, e cila ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit.

Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokuroren Berisha u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Gjatë procesit të rivlerësimit, prokurorja Berisha dha shpjegime mbi problematikat e evidentuara nga togat e zeza mbi kriterin e pasurisë. Berisha u paraqit në seancë së bashku me avokatin Fatmir Lushi, i cili parashtroi kundërshtimet në kriterin e pasurisë. Por, pavarësisht diskutimeve dhe debateve gjatë seancës së procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese në fund vendosi shkarkimin e prokurores Berisha.

Rajmonda Berisha ka filluar detyrën e prokurores në vitin 1987 në Prokurorinë e Elbasanit ku dhe vijon ta ushtrojë këtë funksion.

Seanca në KPK për prokuroren Rajmonda Berisha, Foto: Agim DOBI 1 nga 5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›