KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Periand Teta

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Periand Teta.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore po gjatë ditës së sotme.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine relatore, Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.