E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasada britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Ambasada britanike në Tiranë dënoi sot aktet e dhunës dhe djegien e karrigeve të Kuvendit në seancën e djeshme parlamentare nga deputetët e opozitës.

Ambasada britanike thekson se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“Ambasada britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare”, thuhet në reagim.

“Ambasada britanike dënon aktivitetin që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike.

1 nga 1

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›