E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sezoni turistik, zgjaten turnet e efektivëve të policisë me 4 orë

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që i zgjat turnet e punonjësve të Policisë së Shtetit me katër orë, për periudhën 16 qershor 2024 deri në datën 15 shtator 2024, që përkon me sezonin turistik.

Në vendimin e qeverisë të publikuar sot, saktësohet se aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje kohës normale të punës/shërbimit, 4 orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator.

Sipas vendimit, zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit për programin buxhetor “Policia e Shtetit”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›