KQZ miraton fletët e votimit për 4 qarqe

Fletët e votimit duhet që të miratohen pa humbur kohë. Kështu është shprehur kryetari i KQZ-së Arben Ristani duke shtuar se nuk ka asnjë sekond kohë për të humbur dhe se duhet që të prodhohen rreth 600 fletë votimi në ditë. Diskutime lindën mes anëtarëve të komisionit në rast të korrigjimit të fletëve.
Komisioni Qëndror Zgjedhor në këtë mbledhje miratoi fletët e votimit për qarqet Berat, Dibër, Fier dhe Korçë. Gjithashtu u miratua edhe manuali që do të përdoret prej KZAZ-ve.