Incidenti në Sukth, policia arreston një person

Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar i cili dyshohet se është autor i incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Sukth ku u plagosën dy simpatizantë të Partisë Socialiste.
Burime nga policia bëjnë me dije është arrestuar 32-vjeçari Albert Hoxha ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë tre persona të tjerë të cilët janë G. Banushi 36 vjeç, D. Muharremi 40 vjeç dhe S.Nezini 37 vjeç.
Sipas policisë 32-vjeçari Hoxha akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “dëmtime me dashje”.
Ndërkohë ditën e djeshme një incident ka ndodhur në Sukth ku simpatizantë të PS-së janë përplasur me simpatizantë të djathtë për vendosjen e posterave dhe flamujve në vendet publike.
Ngjarja ndodhi në kohën kur po rivendoseshin flamujt e partisë Socialiste. Mësohet se disa të rinj kanë qëlluar me mjete të forta dy simpatizantë të PS-së, të cilët ndodhen në spitalin Ushtarak ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.