KQZ: Deri në 11:30 kanë votuar 11.75%
Kryesuesi i përkohshëm i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Florian Dushi, në konferencën e dytë për media, ka vlerësuar se procesi zgjedhor në komunën e Istogut po ecën pa probleme, me përjashtim të një incidenti në Banjë, i cili sipas tij nuk do të ketë ndikime në procesin zgjedhor.
Në konferencën e dytë për media, Dushi ka bërë të ditur se deri në ora 11.30 në komunën e Istogut kanë dalë për të votuar 11.75 për qind e qytetarëve, ndërsa procesi zgjedhor në përgjithësi është duke ecur pa probleme me përjashtim të një incidenti në fshatin Banjë.
“Mendojmë se nuk ka vend për ndonjë shqetësim, me përjashtim të një incidenti të vogël që është shënuar në fshatin Banjë, përkatësisht qendrën e votimit 0602c, ku sipas menaxherit të qendrës së votimit disa qytetarë të panjohur edhe për vetë menaxherin e qendrës, por edhe për qytetarët e tjerë, kanë sulmuar një qytetar tjetër jashtë objektit në të cilin votohet, do të thotë është jashtë vendvotimeve, një incident të cilin policia ka ndërhyrë dhe e ka kryer punën e vet, ndërsa që ne bashkë me KKZ-në kemi vlerësuar se ky ka qenë një incident i cili nuk ka ndikuar fare në procesin zgjedhor, apo nuk mund të cilësohet një incident që ka shkaktuar ndonjë parregullsi eventuale në procesin zgjedhor”, ka thënë Dushi.
Për më tepër, Dushi ka bërë të ditur se KQZ-ja është në kontakte të vazhdueshme me Policinë e Kosovës dhe se ka informacione për persona të arrestuar në lidhje me incidentin.
Zyrtarët policorë kanë konfirmuar për Kosovapress se janë arrestuar së paku tetë persona në qendrën e votimit në fshatin Banjë të Istogut. Burime policore bëjnë të ditur se disa nga të arrestuarit janë nga Deçani dhe komuna tjera.
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosoëvs për operativ në rajonin e Pejës, Nexhat Gutiç ka konfirmuar se deri më tash janë së paku tetë të arrestuar.
Dëshmitarët kanë thënë për Kosovapress se arrestimet janë kryer pasi shumë persona kanë ardhur nga komunat tjera dhe kanë tentuar me hy në vendvotime, të cilët kanë shkaktuar telashe në procesin zgjedhor.
Në qendrën e votimit në Shkollën Fillore “Trepça” në Banjë, kanë shkuar numër i madh i forcave policore, ndërsa në mbështetje të tyre ishte edhe Njësia Speciale e Kosovës./Kosovapress/