E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 8 persona në Banjë

(E plotësuar)Policia e Kosovës ka arrestuar së paku tetë persona në qendrën e votimit në fshatin Banjë të Istogut. Dëshmitarët thanë për Kosovapress se arrestimet janë kryer pasi shumë persona kanë ardhur nga komunat tjera dhe kanë tentuar të hyjnë në vendvotime dhe kanë shkaktuar telashe në procesin zgjedhor.

Gjendja është tensionuar në qendrën e votimit në Shkollën Fillore “Trepça” në Banjë, ku përveç forcave të mëdha të Policisë së Kosovës, në përforcime kanë shkuar edhe Njësia Speciale e Kosovës.

Dëshmitarët thonë për Kosovapress se arrestimet kanë filluar pasi shumë persona kanë ardhur nga komunat tjera, të cilët kanë tentuar me hy në vendvotime dhe kanë shkaktuar telashe në procesin zgjedhor.

Menaxheri i qendrës së votimit në Banjë, Sadik Hajdaj ka thënë se rrjedha e procesit zgjedhor ka ecur normalisht dhe se incidenti në fjalë ka ardhur nga ndërhyrjet e disa personave jashtë komunës së Istogut.

“Këtu patëm një incident të shkurtër, ku intervenoi policia, tash çdo gjë është në rregull. Është incident i jashtëm që kanë ndërhy këtu. Nuk është incident mes partive këtu, ose mes koordinatorëve, ose mes vete, por është incidenti mes të jashtmëve që kanë ndërhy. Unë nuk i njoh ata, sepse nuk kam pas kontakt me ta, policia është marrë me ta”, ka thënë Hajdaj për Kosovapress.

Sipas dëshmitarëve, nuk pa pasur fjalosje para incidentit, por personat që kanë shkaktuar këtë incident kanë kundërshtuar personin zyrtar që nuk i ka lejuar të hyjnë në qendrën e votimit.

“Jo, jo, hiq nuk ka pasur, vetëm ka pas dy-tri fjalë, ky djali i ri që është brenda, ka thënë ‘ju lutem mos të kemi problem, sepse tjetër komunë s’ka të drejtë të vijë këtu dhe iu kisha lutur të shkoni në shtëpi”, ka thënë Sefer Zeqiraj, nga fshati Banjë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se personi zyrtar është sulmuar tinëzisht, nga disa persona, në mesin e të cilëve ka pasur edhe të panjohur.

“Kanë tentuar të hyjnë brenda, ky nuk i ka lënë, u ka thënë jeni të tjetrës komunë dhe s’keni të drejtë. Si u largua kanë shkuar dhe i kanë ra tinëz. Nja tre e dita që janë në atë grup, për të tjerët nuk e di, sepse u bë guzhmë e madhe”, është shprehur Osman Hakaj nga fshati Robert.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për operativin e rajonit të Pejës, Nexhat Gutiç ka konfirmuar për Kosovapress se janë arrestuar së paku tetë persona në qendrën e votimit në fshatin Banjë të Istogut. Burime policore bëjnë të ditur se disa nga të arrestuarit janë nga Deçani dhe komuna tjera

Arrestohen pesë persona në Banjë

Policia e Kosovës ka arrestuar së paku pesë persona në qendrën e votimit në fshatin Banjë të Istogut.

Dëshmitarët thonë për Kosovapress se arrestimet janë kryer pasi shumë persona kanë ardhur nga komunat tjera dhe kanë tentuar me hy në vendvotime, të cilët kanë shkaktuar telashe në procesin zgjedhor.

Në qendrën e votimit në Shkollën Fillorë “Trepça” në Banjë, gjendja është tensionuar, ku përveç forcave të mëdha të Policisë së Kosovës, në përforcime kanë shkuar edhe Njësia Speciale e Kosovës.

Dëshmitarët thonë për Kosovapress se arrestimet kanë filluar pasi shumë persona kanë ardhur nga komunat tjera, të cilët kanë tentuar me hy në vendvotime dhe kanë shkaktuar telashe në procesin zgjedhor. (Kosovapress)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›