KQZ Duam leke per magazinat e kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kerkon nga Komisioni i Ligjeve te mbeshtese kerkesen e tij per me shume fonde per vitin 2011. Gjate diskutimit te projektbuxhetit per vitin e ardhshem kreu i KQZ-se kerkoi rritje fondi ne total prej 33.2 milione lekesh. 1.2 milione leke sipas tij nevojiten per fondin e pagave te anetareve te komisionit. Kemi nje problem lidhur me fondin e pagave pasi ka nje perplasje mes ligjeve. Sipas Kodit Zgjedhor paga e anetareve eshte e njejte me ate te anetarit te Gjykates se Larte ose 68 per qind e pages se Presidentit. Ndersa sipas ligjit te pagave eshte 60 per qind e pages se Presidentit. Megjithate une them se ceshtja zgjidhet me Kodin Zgjedhor sepse ai eshte nje ligj specifik qe rregullon marredheniet e institucionit dhe eshte miratuar me vote te cilesuar ne Parlament. Ndaj fondi i pagave duhet te jepet sipas Kodit Zgjedhor sepse ligji i pagave ka shume gabime ne vetvete - tha Ristani. Si kerkese te dyte ai parashtroi nje fond prej 5 milione lekesh per rojet qe ruajne magazinat. Kreu i KQZ-se shpjegoi se ne vitin 2010 zeri Mallra dhe sherbime ishte 26 milione leke ndersa tani eshte parashikuar 20 milione leke. Ai kerkoi qe ky ze te shkoje 25 milione leke. Problemi i trete qe kemi eshte se njera nga magazinat qe kemi ne Lunder prej dy vjetesh eshte e demtuar sepse dikur ka rene nje peme mbi te dhe ka demtuar catine. Ne fakt ne kemi kerkuar qe ta rregullojme godinen edhe ne te kaluaren dhe fatkeqesisht nuk na eshte dhene. Keshtu qe mendoj se eshte e drejte dhe ligjore te na vihet ne dispozicion nje shume parash per te rregulluar kete magazine - tha Ristani duke kerkuar nje fond prej 27 milione lekesh. Drejtoresha e Buxhetit Mimoza Dhembi pasi mori sqarimet nga kreu i Ligjeve Ilir Rusmali per prioritetet e ligjeve ra dakord ne shtesen prej 1.2 milione lekesh ne zerin e pagave. Nderkohe qe Rusmali sqaroi me tej se per sa i perket diskutimit per magazinen nuk behet fjale per ate ku jane sot kutite e votimit por magazina prane saj qe mund te sherbeje per kutite shtese. Edhe pse u diskutua Dhembi nuk pranoi shtesat ne dy zerat e tjere por deklaroi se do te behen kerkesa duke i percaktuar ato si prioritete sekondare dhe me pas do te shikohet mundesia e plotesimit ose jo te tyre. Ne komision nuk kane munguar as batutat per fletet e votimit dhe per fondin e nevojshem per djegien e tyre.
KQZ Ristani Per dy jave digjen fletet e votimit.KQZ e perqendruar tek zgjedhjet jo te politika.Na ka mbaruar koha qe kishim ne dispozicion
Vendimi per djegien e fleteve te votimit merret brenda dy javeve. Pohimi u be dje nga kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani. Ai tha se KQZ eshte teresisht jashte afateve prandaj duhet te veproje me shpejtesi. Afrimi i zgjedhjeve te ardhshme kerkon domosdoshmerisht parashikimin e buxhetit per to cka e ben te nevojshem pastrimin e kutive te votimit. Ristani ka shtuar se puna e tij dhe e KQZ-se eshte perqendruar tek zgjedhjet e vitit 2011 dhe jo tek politika se ciles iu la mjaft kohe per kompromis.
Vendimi per fletet
Brenda dy javesh digjen fletet e votimit. Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ndersa shpjegon proceduren per fletet e votimit i referohet nenit 178.6 e Kodit Zgjedhor qe parashikon proceduren qe ndiqet kur kane mbaruar te tera ankesat. Nje mbledhje e meparshme per kete ceshtje u shty sipas zotit Ristani per ti lene kohe politikes te gjeje nje zgjidhje. Por tani - thote zoti Ristani - nuk ka me kohe. Aktualisht neve na ka mbaruar kjo kohe qe kishim pervec kesaj duhet te hartojme edhe buxhetin per zgjedhjet e ardhshme dhe nuk mund ta hartojme kete buxhet pa kete vendimmarrje. Mbledhja e shtyre e KQZ-se do te ribehet brenda dy javesh per pastrimin e kutive te zgjedhjeve te kaluara - tha Ristani. Sipas tij tashme nuk mund te tolerohet asnje afat shtese ndersa theksoi se per te kane rendesi zgjedhjet e ardhme dhe jo qendrimi politik. Nuk mund ti tolerojme vetes asnje veprim tjeter. Nuk mund te mendoj se cfare duhet te beje politika jam i perqendruar te mendoj se si KQZ do te organizoje zgjedhjet e ardhshme - tha ai.
Votim elektronik
Arben Ristani mirepret nderkohe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor dhe i rekomandon politikes te marre parasysh mundesine e nje votimi elektronik. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere gati disa variante per te garantuar numerimin me teknologjine me te mire ne bote. Nese kjo teknologji do te pranohet te perdoret problemet qe ka pasur ne zgjedhjet e kaluara nuk do te jene me - deklaroi kreu i KQZ-se. Prej me se 1 viti e gjysme vijon ngerci politik per fletet e votimit. Mazhoranca dhe opozita nuk kane gjetur ende konsensusin. PS eshte terhequr ditet e fundit nga kerkesa per hetimin e zgjedhjeve duke hapur dhe kutite e fleteve te votimit por deklarata e saj nuk eshte zyrtarizuar me nje kerkese ne Kuvend. Vendimi i PS-se eshte bere publik ne media nderkohe qe kryesocialisti Rama i ka derguar edhe nje leter Kryeministrit Berisha per dijeni dhe institucioneve nderkombetare ku u ben te njohur kete qendrim te ri. Berisha eshte pergjigjur duke deklaruar se eshte ne pritje te kerkeses zyrtare.
Replikat ne Komisionin e Ligjeve
Ilir Rusmali Kerkese per benzine dhe shkrepese nuk keni ju
Arben Ristani Keto fonde ne i disponojme.
Pandeli Majko Zoti kryetar cfare kishit parasysh kur thate qe ato fonde i disponojme per shkrepese dhe karburant. Do te besh gallate ketu ne Komision te Ligjeve per nje histori politike
Arben Ristani Une degjova pyetjen dhe dhashe pergjigjen qe kam fonde per te pastruar kutite.
Bashkim Fino Une kam nje pyetje e lexova me kujdes projektbuxhetin e KQZ-se dhe dua te pyes se a ka fonde per sponsorizimin per vitin 2011 te Kenges Magjike meqenese sivjet u sponsorizua dhe nese ska ti themi Mozes te shtoje ca fonde.
Arben Ristani Mua me vjen mire qe me jepet mundesia te sqaroj kete pjese sepse eshte nje gje e ngritur nga hici dhe nga njerez qe duan te bejne gallate.
Saimir Tahiri Ku e gjen tagrin ti qe te besh gallate ketu apo te thuash qe bene gallate
Ilir Rusmali Kete ceshtje nuk e ka ngritur asnje nga anetaret e ketij komisioni por e kane marre nga media nga njerez qe e kane thene diku tjeter.
Arben Ristani Koncertet zhvillohen ne sallen qe ka Pallati i Kongreseve dhe ne jemi ne pjesen prapa salles dhe ne murin aty jane vendosur ekranet e perdorura ne zgjedhjet e shkuara dhe pata kerkese nga organizatori i koncertit per te pasur si sfond ekranet qe jane vendosur nga mbrapa. Sigurisht mund tia krijoja kete mundesi. Kaq eshte e gjithe historia dhe ai si xhentellmen beri nje falenderim per KQZ-ne qe la te shfrytezonte ekranet si sfond qe ishin vendosur aty.
Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ne Kodin Penal
Komisioni i Ligjeve miratoi dje disa ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise. Ndryshimet ne fjale synojne forcimin e masave ne kuader te luftes kunder korrupsionit si dhe kane si qellim te permbushin detyrimet qe rrjedhin nga strategjia per luften kunder ketij fenomeni qeverisjes transparente strategjise per liberalizimin e vizave dhe ne kuader te perqasjes se legjislacionit penal shqiptar me ate evropian. Gjithashtu ndryshimet e Kodit Penal vijne ne zbatim te standardeve qe rrjedhin nga nje sere marreveshjesh dhe konventash nderkombetare si dhe vete kerkesave dhe shqetesimeve qe kane reflektuar ne misionin e tyre institucionet shqiptare si ILKPD dhe Ministria e Financave.