Kushtetuta e zhbalancuar te ndryshohet
Konstitucionalistet ne vend jane te mendimit se Kushtetuta jone eshte e zhbalancuar dhe ka nevoje per ndryshime per te vene ne vend nje raport korrekt mes sistemit te drejtesise dhe politikes. Te mbledhur me rastin e 12-vjetorit te hyrjes ne fuqi te Kushtetutes konstitucionalistet me te mire ne vend si Luan Omari Niazi Jaho Fehmi Abdiu Kristaq Traja Thimio Kondi dhe Sabri Godo ndane qendrimin e perbashket se ne prill te vitit 2008 Kushtetuta jone u godit me disa ndryshime te papritura nga dy partite politike ne vend dhe u zhbalancua duke i dhene pushtetit politik nje force me te madhe ndaj pushtetit te drejtesise. Ne takimin e organizuar nga Instituti per Studime Gjyqesore dhe Kushtetuese i drejtuar nga ish-anetari i Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu u diskutua ne lidhje me probleme te dites dhe direktiva per te ardhmen. Kolonat e Kushtetutes u tronditen me 21 prill te vitit 2008. I duhet dhene fund kesaj menyre te ndryshimit te Kushtetutes sepse kjo do te sjelle rrezimin e lsquokeshtjelles theksoi ne referatin e tij ish-kreu i Gjykates se Larte Thimio Kondi. Ne kete kuader Kondi deklaroi se eshte e udhes qe te behet nje ribalancim i Kushtetutes me ndryshime te kujdesshme ne te. I te njejtit mendim u shfaq edhe Kristaq Traja ish-gjyqtar ne Gjykaten e Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Nuk me kane pelqyer ndryshimet qe u bene ne Kushtetute pasi ato kane zhbalancuar sistemin duhen bere te tjera per ti kthyer sistemit harmonine theksoi Traja duke folur per nje zhbalancim te madh qe ka tani midis sistemit te drejtesise dhe atij politik. Po keshtu bashkehartuesi i Kushtetutes Sabri Godo deklaroi se palet duhet te heqin dore nga ndryshimi i Kushtetutes sikur te ishte leter bakalli. Por nga ana tjeter konstitucionalisti i mirenjohur Luan Omari theksoi se keto ndryshime duheshin bere me kujdesin me te madh. Ne Kushtetute nuk mund te behen ndryshime qesharake ato qe do te behen por duhet pergatitur me kujdes ndryshimi i Kushtetutes dhe duhet te ngrihet nje komision parlamentar per ta bere kete po keshtu duhet te merret mendimi edhe i grupeve te interesit theksoi Omari. Ndryshimet ne Kushtetute u permenden nga konstitucionalistet edhe sa i perket nevojes per te pasur nje president me te forte per te ndare ne kete menyre edhe pushtetin e madh qe ndodhet ne duart e mazhorances. I ketij mendimi u shfaq Traja i cili theksoi se zgjedhja e Presidentit te Republikes nga populli do te ishte nje menyre e mire per te balancuar pushtetet ne vend dhe per ti dhene me shume force reagimeve te kreut te shtetit. Nga ana tjeter ne takim u fol edhe per kompetencat e medha qe ka marre Keshilli i Larte i Drejtesise dhe per nevojen e rishikimit te kompetencave te Presidentit dhe ministrit te Drejtesise ne kete keshill. Ish-drejtuesi i Gjykates se Larte Thimio Kondi theksoi se KLD nuk mund te merrte kompetencat e Gjykates se Larte dhe roli i saj ne gjyqesor duhet te shikohej me kujdes duke u bazuar edhe ne eksperiencen e vendeve te tjera europiane. Ne takimin e djeshem u fol edhe per nevojen e pavaresise se Prokurorise se Pergjithshme dhe disiplinimin e marredhenieve mes ketij institucioni dhe Parlamentit. Te pranishmit ne takim folen edhe per ceshtjen e komisioneve hetimore dhe theksuan se nuk ishte e udhes qe partite politike te vijonin te benin debate mbi menyrat e ngritjes se komisionit parlamentar per zgjedhjet e shkuara te pergjithshme ne vend.