E Diel, 1 Nëntor 2026

Mocioni i trete PS terhiqet i trembet Topallit

PS terhiqet nga largimi i Kryetares se Kuvendit Rama Mocioni per kritikat e KE-se jo per shkarkimin e Topallit

Grupi parlamentar i Partise Socialiste vendosi dje ti drejtoje Kuvendit nje kerkese per mocion debati me Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli lidhur me raportin e Komisionit Evropian. Pas debatit qe per minutazhin dhe numrin e deputeteve qe do te diskutojne do te percaktohet nga Konferenca e Kryetareve socialistet kane vendosur te paraqesin dhe nje draft-rezolute me disa pika nder te cilat eshte dhe kerkesa per votim per shkarkimin e Topallit nga posti i Kryetares se Parlamentit. Ne Asamblene Kombetare te zhvilluar ne mesin e muajit nentor kryesocialisti lajmeroi se grupi i tij parlamentar ka gati 2 mocione mosbesimi nje prej te cileve per Kryeministrin Berisha. Por duket se jane terhequr nga kjo e fundit pasi dje kane marre vendimin vetem per kryeparlamentaren Topalli. Kreu socialist Edi Rama konfirmoi dje vendimin e ndermarre nga grupi parlamentar i Partise Socialiste per te dorezuar ne Kuvend nje mocion me debat lidhur me opinionin e Komisionit Evropian qe refuzoi statusin e vendit kandidat per ne BE per Shqiperine. Ky mocion eshte nje perpjekje per te vene ne levizje procesin politik dhe perfshin pergjegjesine e Kuvendit ku sigurisht nje pjese te rendesishme ka pergjegjesia e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli por eshte shume me e gjere se kaq - u shpreh Rama ne nje komunikim me gazetaret pasditen e djeshme.

Ndersa theksoi se mocioni per debat dhe projektrezoluta e Partise Socialiste eshte nje perpjekje per te shnderruar ne detyrime qe duhen permbushur kritikat e raportit te Komisionit Evropian. Rama tha se vetem ne kete menyre Shqiperia nuk do te humbase trenin tjeter per ne BE. Kreu i opozites sqaroi me detaje permbajtjen dhe arsyet e mocionit te dorezuar ne Kuvend dhe projektrezolutes se Partise Socialiste.
Ne piken e pare te kesaj rezolute kerkohet angazhimi i paleve per te zgjidhur krizen politike ne vend duke garantuar transparencen e zgjedhjeve te shkuara mbeshtetur mbi oferten e kompromisit te opozites ne baze te rezolutes se Parlamentit Evropian duke filluar menjehere hetimin parlamentar permes nje komisioni hetimor me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Pas kesaj sipas Rames duhet te nise puna e perbashket per kuadrin zgjedhor qe do te garantoje mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standardet evropiane. Pika e trete lidhet me debatin qe kerkon te nxjerre pergjegjesite e Kuvendit ne refuzimin qe KE i beri Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat.
Kryesocialisti theksoi se pika te tjera te rendesishme ne projektrezoluten e opozites jane sigurimi i pavaresise kushtetuese dhe financiare te sistemit te drejtesise ndermarrja e nje nisme te perbashket kunder krimit te organizuar. Pike tjeter eshte edhe pergatitja e nje Plani Veprimi Kombetar per Pronen duke iniciuar nje proces te gjere e gjitheperfshires konsultimi ne perputhje me jurisprudencen e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Rama shtoi se ne thelb te rezolutes eshte edhe autonomia e medias dhe sigurimi i autonomise te qeverisjes vendore.Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve nese mocioni i Partise Socialiste ka ne fokus shkarkimin e Kryeparlamentares Rama tha se asgje nuk pengon socialistet per nje nisme per shkarkimin e Topallit por sic nenvizoi ai ky mocion nuk ka ne fokus kete ceshtje.

Por nga kjo mbledhje nuk u diskutua dhe nuk u vendos asgje per mocionin e dyte qe ishte parashikuar nga opozita dhe kreu i saj Rama per Kryeministrin Berisha. Ne fakt kjo me shume se nje mundesi ishte thjesht nje presion i radhes nga kreu socialist ne deklaraten e tij ne Asamblene e PS-se. Por socialistet megjithese u terhoqen nga kerkesa e tyre per mocion ndaj Kryeministrit pasi edhe mundesia per rezultat ishte mjaft e paket ata hodhen hap para per sa i perket mocionit te Kryetares se kuvendit. Keshtu ka qene deputeti Taulant Balla i cili diten e djeshme dergoi ne Parlament nje kerkese per mocion debati me Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli lidhur me raportin e Komisionit Evropian. Ky mocion i Partise Socialiste vjen me arsyen se sipas PS-se Kryetarja e Kuvendit Topalli ka keqperdorur postin duke ushtruar ndikim te pabalancuar. Keshtu grupi parlamentar i PS-se vendosi gjithashtu qe diten e sotme ne Parlament te diskutohet edhe per refuzimin e Shqiperise per statusin kandidat ne BE. Pikerisht sipas socialisteve nje nder pikat kryesore te refuzimit ishte edhe keqperdorimi i postit nga Kryeparlamentarja qe ka sjelle sipas selise roze nje mosfunksionim te duhur te Parlamentit. Gjithashtu ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist eshte pranuar kerkesa e deputetit Paulin Sterkaj per tiu bashkuar Partise Socialiste. Sterkaj i rikthehet PS-se nga e cila ishte larguar para zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 ku na ate kohe ai kishte kritikuar ashper kryetarin e saj Edi Rama per menyren se si ai po e drejtonte partine me te madhe opozitare ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›