E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri akuzat e Berishes per Ramen Trafiku unaza dhe transporti

Unaza e re qeveria miraton tenderin Berisha Do ta ndertojme. Rames ia 6-fishuam fondin parate i perdori per rroga

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama se eshte pergjegjes per mungesen e sistemit te transportit publik ne Tirane per bllokimin e ndertimit te Unazes se Madhe si edhe per trafikun e renduar per shkak te punimeve pa kriter. Duke folur ne mbledhjen e djeshme te qeverise Kryeministri theksoi se Rama nuk ka shfrytezuar sic duhet parate per qeverisjen vendore duke sjelle mjaft probleme per qytetaret e Tiranes. Sipas Berishes pohimi i kryebashkiakut Edi Rama se fajin per trafikun e renduar ne Tirane e paska qeveria ishte nje nga deklaratat me te renda qe permbante percmim dhe ofendim ndaj qytetareve shqiptare. Berisha vuri ne dukje se Rama i ka te gjitha shanset per rikuperimin e punes pasi qeveria ia ka disafishuar fondet Bashkise se Tiranes. Ne mesataren e tyre financimet e qeverisjes vendore jane 6-fishuar. Ne ne axhende kemi qytetarin me te gjitha problematikat e tij. Vetem per ndertimin e shkollave Bashkia e Tiranes ka marre nga buxheti i qeverise 20 milione euro por nuk i ka ndertuar. Parate jane bere rroga jashte cdo morali. Cfaj ka qeveria qe ai i merr leket dhe i ben rrush e kumbulla - theksoi z. Berisha. Me tej ai akuzoi se kryebashkiaku ka 3-fishuar personelin e Bashkise se Tiranes me moralin e Partise se Punes. Vetem police bashkiake shkelqesia e tij ka 380. Ku ishin ata diten e trafikut apo ruajne rezidencen ne Peze dhe ate ne Tirane - shtroi pyetje Berisha. Qeveria miratoi vendimin per hapjen e tenderit per Unazen e Madhe te Tiranes. Nje vendimmarrje e rendesishme kjo qe pason vendimmarrjen e pak diteve me pare ne KRRTRSH ku u miratuan dy segmente te kesaj unaze qe ne krahun veriperendimor do te kete 8 korsi.

Fjalen e tij ne mbledhje te qeverise Kryeministri e shoqeroi edhe me nje shpjegim ne detaje te rolit te qeverise ne ndertimin e Unazes se Madhe duke i cilesuar mashtrime deklaratat e kryebashkiakut Rama se eshte qeveria ajo qe ka djegur kredine per ndertimin e saj. Madje Berisha i kerkoi ministrit Olldashi te publikoje gjithe dokumentacionin qe deshmon se qeveria u angazhua te merrte persiper borxhin nga BERZH-i vetem e vetem per te ndertuar unazen. Duke i meshuar idese se eshte kryetari i Bashkise Tirane pengesa kryesore per ndertimin e Unazes se Madhe Kryeministri ofroi nje tjeter fakt per te mbeshtetur kete arsyetim. Unaza e Madhe do te ndertohet. Kredia nuk eshte djegur dhe nuk mund te digjet per kete projekt. Zhvillimi me heret i ketij projekti eshte krijimi i nje njesie te perbashket midis qeverise qendrore dhe asaj vendore - tha Berisha. Por qeveri-bashki se fundi u perplasen fort edhe per gjendjen e trafikut ne kryeqytet qe degjeneroi ne nje katastrofe te vertete dy dite me pare ku mijera qytetare per ore te tera u gjenden te bllokuar ne automjetet e tyre.
Gjithe arsyetimin e tij Kryeministri e mbeshteti tek shuma e akorduar ne forme granti bashkise qe sic tha eshte 3 here me e madhe sesa fondi i akorduar kesaj bashkie gjate qeverisjes socialiste ne shifra llogaritet mbi nje miliard leke. Kjo rritje - tha Berisha - ka ardhur per faktin se qeveria ka vendosur ne axhenden e saj interesin qytetar. Por ketu Kryeministri kujtoi se parate kane perfunduar per rroga dhe aspak per te zgjidhur nevojat kryesore te qytetit. Gjate mbledhjes se qeverise Kryeministri riktheu dhe nje here ne vemendje ceshtjen e aboneve duke kujtuar se duhet te penalizohen kompanite te cilat vendosen ti heqin ato nga perdorimi ne shkelje flagrante te ligjit. Sipas Kryeministrit per katastrofen e trafikut pergjegjesi kryesor eshte Edi Rama ndersa i cilesoi deklaratat e tij si mashtrimet me te renda. Berisha kerkoi nga Rama qe te kerkoje ndjese per gjendjen e krijuar prej tij ne funksionin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Deklarimin e tij ne mbledhje qeverie Kryeministri e perfundoi duke theksuar se qeveria qe drejton nuk do te lejoje me te abuzohet me fondet destinuar qytetareve per rruge kanalizime e projekte te tjera jetike per ta. Qytetaret kerkojne qe keto para te perdoren per kopshte ujesjelles rruge kanalizime shkolla vetem per ndertime shkollash. Zoteria e tij ka marre 20 milione euro dhe shkollat nuk jane ndertuar pra cfare ka ndodhur me parate Parate jane bere rroga jashte cdo lloj kriteri dhe morali - theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›