E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Gjithcka gati per zgjedhjet ne Rahovec

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove ka njoftuar sot se ka perfunduar te gjitha pergatitjet per zgjedhjet qe do te mbahen neser ne komunen e Rahovecit.

Permes nje komuikate per shtyp KQZ ka bere te ditur se te drejte vote ne kete komune kane 49.272 qytetare dhe se gjithesej do te hapen 34 qendra votimi dhe 71 vendvotime.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese se kryetari i Rahovecit Qazim Qeska ka shkelur Kushtetuten duke u kthyer ne pune 47 dite pasi kishte dhene doreheqjen coi kete komune drejt zgjedhjeve te parakohshme per pushtetin lokal.

Ne gare per kryetare te komunes jane Xhelal Canziba nga PDK-ja Ibrahim Kryeziu nga LDK-ja Smajl Latifi i AAK-se Rexhep Oruqi nga AKR-ja dhe Luljeta Kadiri nga LDD-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›