E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove debohet peshkopi Artemije

Policia e Kosoves ka debuar mengjesin e sotem nga Kosova per ne Serbi ish-kryepeshkopin e Kishes Ortodokse Serbe Artemije.

Debimi eshte bere ne bashkepunim me policine e EULEX-it pas nje kerkese te bere nga vete zyra e kishes serbe ne Kosove.

Sipas raportimeve te mediave kosovare Artemije dhe disa peshkope te tjere jane konsideruar si peshkope rebele per shkak se uzurpuan manastiret ne Devine Vode dhe Duboki Potok.

Artemije dhe koleget e tij nuk kane bere rezistence ndaj policise dhe kane dale vullnetarisht nga manastiret.

Uniformat blu i kundershtoi vetem nje bashkepunetor i Artemijes ndaj te cilit policia ka ngritur nje procedure penale.

Peshkopi Artemije dikur drejtues i Kishes Ortodokse Serbe ne Kosove eshte i njohur per deklaratat e tij ekstremiste kunder pavaresise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›