KQZ Gjoncaj Te shkarkohen komisioneret e PD ne njesine 5
Ne mbledhjen e rradhes te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj kerkoi shkarkimin e komisionerëve të Partisë Demokratike në njësinë numër 5, në Tiranë. Ai tha se komisionerët e djathtë kanë shkelur ligjin duke mos ju bindur asnjë parimi ligjor duke mbajtur keshtu peng tabelen e rezultateve per kryebashkiak. (update)
"Kjo KZAZ akoma nuk ka të përmbyllur tabelën përmledhëse të rezultatit ndonëse numërimi për kandidatët për kryetar të bashkisë ka përfënduar prej më shumë se dy ditësh. Nëse jemi përpara një sjelljeje ku komisionerët e PD bllokojnë qëllimisht, sillen si rrugeçër me procesin zgjedhor dhe me njerëzit që janë aty brenda, zvarrisin procesin në kufijtë më të këqinj të paligjshmërisë, nuk e kuptoj se çfarë bën KQZ. Sa ditë do t’I duhen KQZ të marë në shqyrtim dhe të vendosë për këtë situatë”- tha Gjonçaj.
Lidhur me pretendimet e përfaqësuesit të Partisë Socialiste reagoi dhe Kosovrasti.
“Ndërkohë që dëgjojmë tërë këto sulme të paargumentuar që kanë të bëjnë me KZAZ-në numër 49, që vërtet me shumicë drejtohet nga PD, pse nuk na thuhet se çfarë ndodh në KZAZ-në 52 me komisionerët e PS që në mënyrë të dhunshme kur numëruesit tanë atje dhe komisionerët tanë atje kërkojnë një të drejtë legjitime haptazi në mënyrë të jashtëligjshme ua mohojnë atyre dhe shkaktojnë tensione? Përse? Të dërgohen inspektorët, të verifikohet situata. Jam në pozicionin e atij që duhet të respektohet ligji, të respektohet afati, të respektohet kodi” tha Kosovrasti.
Ne mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u diskutua dhe mbi tabelen e rezultateve per Tiranen dhe vonesat e saj.
Sakaq lidhur me pretendimet e perfaqesueve te Partisë Socialiste per njesine bashkiake numer 5 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi vetem shkarkimin e kryetarit te KZAZ-se dhe zevendesimin e tij.
Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 16 maj 2011 )