E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zihen për qeranë, pronari vret me thikë qeraxhiun

TIRANË-Një person është vrarë pas një sherri sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë ku një 57 vjecar është qëlluar për vdekje me arme te ftohte, thikë.
Policia e cila ndodhet në vendgjarje bën të ditur se vrasja ka ndodhur pas një sherri që 57 vjecari Sami Kapollari ka konsumuar me shtetasin Ylvi Kodra, 61 vjec.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Paraprakisht nga hetimet e policise rezulton se viktima dhe autori kane patur nje konflikt per qerane e nje banese. Viktima ishte qeraxhi tek 61 vjecari Kodra. Sherri ka degjeneruar ne fyerje te renda nga ku Koda ka qelluar me pas 51 vjecarin Kapollari me thike duke i shkaktuar plage vdekjeprurese.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›