Akuzat per abusim seksual kreu I FMN-se sot para gjykates

Arrestimi rrezikon t’i kushtojë karrierën politike kreut të FMN-së Dominique Strauss-Kahn pavarësisht nga rezultati i përfundimit të hetimeve. Me pranga në duar favoriti socialist në garën për Elizeun u largua pak para mesnate nga komisariati i Harlemit për tiu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Avokatët e tij shpjeguan se kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka rënë dakort për një ekzaminim mjekësor rreth akuzave për abuzim seksual. Të dhënat e ekzaminimeve do t’i dorëzohen sot gjykatësit para të cilit do të paraqitet dhe kreu i Fondit Monetary.
Dominique Strauss-Kahn, i cili u arrestua të shtunën në aeroportin JFK i hedh poshtë akuzat e ngritura nga një shërbyese hoteli. Zëdhënësi i Policisë, Pol Braun, ka thënë se shefi i FMN-së, është akuzuar me vepër penale seksuale, përpjekje për dhunim dhe mbajtje mbyllur në mënyrë të paligjshme të personit.
Sipas 32 -vjeçares kreu i FMN-së e ka sulmuar në dhomën e hotelit nga ku ajo me zor ka arritur të shpëtojë për të denoncuar incidentitn tek eprorët që nga ana e tyre njoftuan menjëherë policinë.
Viktima formalisht e ka njohur agresorin në një përballje në komisariatin e policisë. Dominique Strauss-Kahn, 62- vjeç i ka hedhur poshtë akuzat. Nëse dënohet rrezikon deri në 20 vjet burg