Gjysma e rrugeve te Fierit te shkaterruara
Rruget e brendshme te qytetit te Fierit kane nje infrastrukture te renduar. Prej disa vitesh nuk eshte bere asnje nderhyrje nderkohe qe projektet e bashkise mbeten vetem ne letra pasi mungesa e buxhetit i permbysi.
Jane afro 40 kilometra rruge qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Behet fjale per rruget e brendshme te lagjeve te qytetit qe mbeten serish problem per komunitetin. Rreth 20 rruge dytesore e terciale jo vetem ne periferine e Fierit por edhe ne qender te qytetit jane ne gjendje te mjerueshme me gropa uje dhe balte cka ve shpesh ne veshtiresi kalimtaret si dhe jetesen e banoreve te ketyre zonave.
Rreth 84 kilometra eshte gjatesia e te gjitha rrugeve qe pershkojne ne te gjitha drejtimet qytetin e Fierit. Nderkohe qe afro 50 per qind e kesaj gjatesie lineare rrugesh ka nevoje per nderhyrje si rikonstruksion te plote apo dhe mirembajtje.
Edhe pse ka me shume se dy vjet qe ka nisur nga zbatimi procesi i buxhetimit me pjesemarrje qe mundeson realizimin e atij projekti qe kerkon komuniteti keto rruge serish nuk kane mundur te perfshihen ne planet e bashkise per rikonstruksion.
Si per cdo vit bashkia eshte mjaftuar vetem me premtimin per rikonstruksionin e tyre nderkohe qe shirat e vjeshtes dhe ato te dimrit nxjerrin ne dukje problematiken e tyre. Situate me problematike paraqesin rruget e zonave me ndertime informale per te cilat do te duhet ende kohe per plotesimin e projekteve te nderhyrjes nga bashkia.