Berisha dhe Basha fundjavë me familjen
Pas një fushate elektorale intensive, kryeministri Berisha ka preferuar të kalojë fundjavën në prani të familjes së tij.
Kryeministri Berisha është parë në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit së bashku me bashkëshorten, mbesat dhe nipin e tij duke kaluar një fundjavë të qetë larg politikës.
Të njëjtën gjë ka preferuar të bëjë edhe kandidati I djathtë për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha. Kamera e “Ora News” e ka filmuar atë së bashku me bashkëshorten Aurela dhe vajzën e tij në një nga lokalet e kryeqytetit.