E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani bën si i thotë Topallidekreti i Artan Hoxhës i ezauruar

Të tjera rreth shkrimit Zaganjori,kreu i Gjykatës së Lartë TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani bën siç i Topalli duke pranuar të ezauruar dekretin e ish paasardhësit të tij Bamir Topi për Artan Hoxhën në Gjykatën Kushtetuese dhe çon për votim një tjetër emër. Presidenca njoftoi sot se dekretimin e Fatos Lulon në postin e anëarit të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës Bujar Nishani bën siç i Topalli duke pranuar të ezauruar dekretin e ish paasardhësit të tij Bamir Topi për Artan Hoxhën në Gjykatën Kushtetuese dhe çon për votim një tjetër emër. Presidenca njoftoi sot se dekretimin e Fatos Lulon në postin e anëarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në relacionin që është shoqëruar ky dekretim saktëson se kryetarja e parlamentit dy ditë më parë kishte kërkuar dërgimin e një kandidature të re, pasi dekreti për emërimin e Artan Hoxhës ishte i ezauruar.
Sot në 14:30 dekreti do të shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve, së bashku me dekretin për emërimin e Xhezair Zaganjorit në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë.  

Dekreti i firmosur nga ish presidenti Bamir Topi nuk është marrë as në diskutim as nuk është hedhur në votim nga parlamenti. Dhe një shqetësim të tillë opozita shpesh e ka përmendur duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës mos shqyrtimin e dekreti nga Kuvendi.

Një ditë më parë ambasadori i SHBA-së, Arvizu në një intervistë për TVA1 REPORT deklaroi se KQZ, Presidenca, SHISH ishin të politizuara.

RELACION PËR EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE I PRESIDENTIT NISHANI
"Bazuar në nenin 93 dhe 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Fatos LULO si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës."

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›