Rama: Nga 35 parti në vitin 2009, tani janë 25, Berisha e quan arritje
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ironizuar me faktin se kryeministri Sali Berisha është lavdëruar me faktin se koalicioni i tij për këto zgjedhje përfshin 25 parti. Rama thotë se në vitin 2009 kishte 35 parti, tani ka 25 dhe krenohet.
Është fenomenal në konkurrencën që i bën Portokallisë: Nga 35 parti në vitin 2009, sot jemi 25 dhe kjo është një tjetër arritje e madhe e jona:-))) shkruan Rama në Twitter./ep