E Diel, 1 Nëntor 2026

Arta Dade: KQZ-së duhett’i kthehet ligjshmëria

Pas deklaratave të djeshme të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu në “5 Pyetje nga Babaramo” për institucionin e KQZ-së, deputetja socialiste Arta Dade shprehet për mikrofonin e A1Report se "Arvizu ka hedhur idenë e rikompozimit, KQZ-së duhet t'i kthehet ligjshmëria"

Duke iu referuar kolapsit në KQZ pas shkarkimit të Muhos tha se “Nuk do kishim ardhur në këtë gjendje nëse mazhoranca do kishte pasur ide të qarta dhe i takon asaj të zhbëjë, atë që bëri me KQZ-në. Deputetja shpreh gatishëmërinë e grupit opozitar për të bashkëpunuar për KQZ-në, por se zgjidhjen duhet ta japë PD-ja.

Dade është shprehur se “Kemi dy akte ende pa filluar mirë procesi zgjedhor
"Akti i parë mandati i Kukësit dhe i dyti ndryshimi i KQZ në Kuvend" duke thënë se katër anëtarët aktual përfaqësojën mazhorancën në KQZ.

PS thekson edhe njëherë se “Kthimi i ligjshmërisë do të thotë kthimi i vendimeve”.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›