E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Listat e 16 partive u kthyen për plotësim, sot afati përfundimtar i dorëzimit

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se dita e sotme është afati përfundimtar për dorëzimin e listave të partive politike që janë kthyer për plotësim.

Zëdhënësja e KQZ-së tha në një deklaratë për mediat se komisioni ka miratuar listat shumemërore të 50 partive, ndërsa ka kthyer për plotësim dokumentacioni listat e 16 partive politike.

“Kanë depozituar listat shumemërore 66 parti. Katër janë parti të cilat do të kandidojnë më vete në zgjedhje. KQZ verifikoi dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë që kanë depozituar listat shumemërore. Nga 66 parti rezulton se për 50 prej tyre KQZ ka vendosur miratimin e listave shumemërore. Për 16 prej tyre KQZ ka vendosur kthimin për plotësim të dokumentacionit. Afat përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit është data 13, që është dita e sotme”- deklaroi zëdhënësja e KQZ-së.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›