KQZ Lulzim Basha kryetar i Bashkise se Tiranes
Update - Pas përfundimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha, ka rezultuar në avantazh ndaj rivalit të tij socialist, Edi Rama.
Kështu, së fundmi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli numërimin e fletëve të kontestuara në kutitë e njësisë 11, KZAZ nr.55, që është dhe njësia e fundit që përmbyll këtë proces, në kuadër të zgjedhjeve vendore për bashkinë Tiranë.
Vetë zv.ambasadori i OSBE, Dan Redford, vëzhgoi procesin e numërimit.
Nga numërimi rezultoi se në garën për Bashkinë e Tiranës kandidati demokrat, Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.
Në këtë mënyrë, KQZ ka shpallur kandidatin Lulzim Basha, kryetar të Bashkisë së Tiranës.