Berisha Shqiperia do te behet superfuqi energjetike e rajonit
Pas ngjarjeve në Fukushima shumë qeveri europiane rishikuan qëndrimin e tyre ndaj centraleve bërthamore.
Kjo ka bërë që potenciali energjetik i Shqipërisë të vihet në fokus të vëmendjes së investitorëve të huaj.
Kjo u vu re edhe në forumin ekonomik të Krans-Montanës ku të fuar nderi ishin kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe presidenti i Azerbajxhanit, Aliev.
Kreu i qeverisë u takua me sipërmarrës të shumtë në këtë forum ku dhe u konstatua një interes në rritje për Shqipërinë, kjo dhe për shkak të klimës së krijuar për investitorët nga qeveria shqiptare veçanërisht me politikat fiskale.
Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë për të ndërmarrë çdo hap që në një kohë të shkurtër Shqipëria të bëhet superfuqi e vogël energjetike e rajonit.
Me këtë rast, zoti Berisha ftoi të pranishmit të bëhen pjesë e projektit ambicioz Shqipëria vend i zhvilluar.
Zoti Kryeministër, sa interes ka ngjallur Shqipëria te investitorët?
- Mendoj se Shqipëria është një nga vendet më interesante, më tërheqëse dhe realisht me potenciale të jashtëzakonshme për investitorët e huaj të të gjitha kombeve dhe të të gjitha mundësive dhe potencialeve.
Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme energjetike për t’u shfrytëzuar.
Vendimet e fundit të Kancelares Merkel, referendumi i fundit i Italisë, që të gjitha kundër energjisë nukleare, i bëjnë burimet energjetike të Shqipërisë realisht shumë të çmuara e të dobishme për investitorët.
Tregu energjetik është dhe do të jetë tregu më ‘i uritur’. Por Shqipëria ka një avantazh tjetër të madh. Pozicioni i saj gjeografik e bën vendin të përshtatshëm për t’u shndërruar në një qendër të madhe të prodhimit e shpërndarjes së energjisë.
Unë sapo theksova rëndësinë e projektit TransAdriatik, si projekti i gazsjellësit më fizibël gjer më sot, si dhe vendosmërinë tonë për të kooperuar me qeverinë e Katarit për ta shndërruar Shqipërinë në një vend kryesor të shpërndarjes së gazit të lëngët nga brigjet tona.
Shqipëria ka platforma të fuqishme ere, të njohura tashmë në mbarë Europën. Pra, ajo ka çdo mundësi për të qenë realsht një superfuqi e vogël energjitike në rajon.
Por potencialet e Shqipërisëj janë të mëdha në çdo fushë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Rritja me mbi 10 herë, në një hark të shkurtër prej 5-6 vitesh, e numrit të turistëve, shpallja e saj si destinacioni kryesor turistik i këtij viti janë garanci të mëdha për investitorët dhe investimet që mund të bëhen në këtë fushë.
Shqipëria disponon rezerva të mëdha natyrore, të përmasave botërore, në krom, por edhe në naftë, në nikel dhe hekur.
Rishqyrtimi i këtyre rezervave nga ekipe e grupe më seriozet në botë dëshmon se p.sh fusha e Bulqizës mbetet një nga 4-5 fushat më të mëdha të kromit mbi tokë, dëshmon se Marinza, me rreth 6 miliard fuqi naftë rezervë, është një nga fushat e mëdha të kontinentit në naftë. Pra, rezervat natyrore të Shqipërisë janë shumë të mëdha. Tregu i punës është ndër më të shkëlqyerit.
Si përfundim, në radhë të parë, unë i ftova të pranishmit të bëhen pjesë e ndërtimit të ëndrrës më të bukur të shqiptarëve, Shqipëria vend i zhvilluar dhe i garantova se projektet e tyre do të jenë një histori e vërtetë suksesi.
Kryeministri mori dhe mbështetjen e presidentit të Azerbajxhanit në një takim të veçantë që zhvilloi në Bruksel për mbështetje të projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik trajektorja e te cilin kalon nëpër Shqipëri.
Për projektin e gazsjellësit, kryeministri ka biseduar edhe në takimin me drejtorin e projektit Kjetil Tungland.
Ndërsa është njohur me ecurinë e deritanishme të tij, kryeministri Berisha shprehu mbështetje të gjithanshme për këtë projekt, i cili sipas tij është tejet i leverdisshëm.
Kryeministri vuri theksin dhe tek investimet në turizëm, ku numri i turistëve është rritur me 10 herë në një hark të shkurtër kohor prej 5-6 vitesh dhe tashmë Shqipëria është shpallur si destinacion kryesor i këtij viti.
Kjo panoramë sipas zotit Berisha, është një tjetër garanci për ata që kërkojnë të investojnë në këto fusha , veçanërisht tek turizmi ynë malor.
Kryeministri i njohu investitorët dhe me vendimin e pritshëm që të gjithë ata që do të orientojnë investimet e tyre në zonat malore nuk do të paguajnë taksa për një periudhe 8-vjeçare.