KQZ Ne fillim kutite per kreun e bashkise
Tirana
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per shkak te interesit te madh qe paraqet tek opinioni publik rezultati i zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes ka vendosur qe fillimisht te numerohen kutite per kandidatin per krytar Bashkie ne Tirane dhe Keshillin Bashkiak.
Pasi te publikohen rezultatet ne tabele dhe ato te dorezohen ne KQZ qendrat e votimit do te merren me numerimin e kutive per kryetaret e minibashkive dhe keshillat e tyre. Kjo procedure qe do te ndiqet u propozuar nga perfaqesues te partive poltike ne KQZ behet per te mos vonuar procesin e publikimit te rezultateve.