McIlwham Mos e humbni shansin qe keni neser
Ambasadorja e Britanise se Madhe Fiona McIlwham dy dite perpara procesit zgjedhor te 8 Majit u beri thirrje te gjitha paleve te perfshira ne to te tregoheshin te pergjegjshem duke i dhene vetes nje mundesi me te mire. Keshtu ambasadorja e Britanise ju drejtua ne mesazhin e saj qytetareve shqiptare politikaneve policise dhe njerezve te drejtesise ti shikonin keto zgjedhje si nje mundesi per nje te ardhme me te mire. Keto zgjedhje jane nje mundesi e rendesishme per Shqiperine. Ato jane nje mundesi per te gjithe shqiptaret qe zeri i tyre te degjohet dhe ata te vendosin per politikat vendore nje mundesi per zyrtaret politikanet komisioneret dhe policine qe te punojne se bashku per te mbeshtetur qytetaret e tyre dhe nje proces pozitiv e transparent deklaroi diplomatja angleze. Sipas saj Shqiperia dhe shqiptaret duhet ta shfrytezojne kete mundesi. Po keshtu ajo theksoi se qeveria britanike deshiron te shohe Shqiperine duke ecur ne menyre te vendosur drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Ne kete kuader Fiona McIlwham theksoi se zgjedhjet e suksesshme lokale te kryera me profesionalizem dhe integritet jane jetike per ta arritur kete aspirate te Shqiperise.