E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiu përmbyt kryeqytetin, “Tirana si Venecia”

Në vetëm pak minuta, reshjet e shiut vunë në rrezik bizneset dhe shtëpitë e banorëve të zonave të ndryshme dhe nëse ato do te kishin rënë për më shumë se nje orë pasojat mund të ishin të paimagjinueshme.

Të paktën 26 makina janë të zhytyra tërësisht në ujë dhe 13 të tjera janë të mbuluara deri në gjysmë, në parkimin pranë Qendrës Tregtare ETC, në afërsi të rrugës së Elbasanit në Tiranë, pas rrebeshit të shiut që ra pasditen e sotme.

Në rrugën Karl Gega, në periferi të Tiranës disa banesa janë përmbytur, ndërkohë që janë rrezikuar dhe disa fëmijë, të cilët janë shpëtuar falë ndërhyrjes së unformave blu. Shirat e rrembyeshëm kanë krijuar probleme dhe në lagjet e reja të Tiranës, ku më të dukshme ato kanë qenë në zonën "Komuna e Parisit", apo dhe në "Unazën e Re". Përmbytje janë regjistruar edhe në rrugët e zonës së Don Boskos, rrugën "Jordan Misja", në zonën e Porcelanit, etj.

Nga të dhënat e para mësohet se janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›