KQZ Pjesemarrja ka arritur ne 22 ne 8 qendra nuk u hap votimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ben te ditur se vetem ne 8 qendra votimit nuk eshte hapur procesi i votimit. 6 prej tyre i perkasin komunes Shllak. Kryetari i KQZ-se Arben Ristani deklaroi se nese 8 qendrat e votimit ku nuk eshte hapur votimit do te ndikojne ne rezultatin e njesise vendore do te kemi perseritje te votimit per te gjithe qendrat e votimit per njesine perkatese.
Lidhur me nivelin e pjesemarrjes ne votimit deri ne oren 1400 eshte rreth 22. Pjesemarrja me e larte deri me tani eshte shenuar ne qarkun e Kukesit mbi 28 ndersa me e uleta eshte ne qarkun e Fierit rreth 13.79. Kreu i KQZ-se Ristani eshte shprehur se ka trend qe pjesemarrja ne procesin e zgjedhjeve te 8 majit te jete ne rritje.
Lidhur me problemet e shfaqura nga boja Ristani tha se boja eshte prodhuar nga nje shoqeri gjermane dhe eshte e testuar ne laborator dhe pergjigja ka qene pozitive pra qe ajo eshte rezistuese.
Problemi me bojen matrikulluese
Ne mbledhjen e KQZ-se Deshire Subashi anetare e PS-se ne kete komision eshte shprehur se problemi me bojen matrikulluese qendron tek fakti i momentit te ngrirjes. Subashi tha se ajo vete pas votimit kishte arritur te fshinte bojen me ane te nje letre te lagur ndersa bashkeshorti i saj qe kishte provuar nje gje te tille disa minuta pasi kishte votuar nuk i ishte hequr boja.