Sarande presion agjencive per te mos sjelle emigrante
Sarande presion agjencive te udhetimit per te mos sjelle emigrante
Ne Sarande deri ne oren 1400 procesi i votimit ka vijuar normalisht dhe nuk jane shenuar incidente. shte vene re nje pjesemarrje e madhe e qytetareve dhe vlen te theksohet se nje pjese e mire e tyre jane emigrante te cilet jane kthyer ne vend vetem per te votuar.
Nderkohe disa burime prane agjencive te udhetimit i kane thene korrespondentit tone se te pakten 200 emigrante nuk kane mundur te vijne ne Shqiperi per shkak te presionit qe u eshte bere personave qe administrojne linjat e autobuseve nga njerez prane qeverise se ne rast se sjellin emigrante per te votuar do tu hiqet licenca.
Gjithashtu korrespondenti yne vecon rastin e nje personi 60-vjecar qe kishte votuar gjithmone ne qytetin e Sarandes dhe sot ka konstatuar se emri i tij ishte ne nje nga listat e zgjedhesve ne Lukove. Personi ne fjale u shpreh per Shekullin se nuk mund te beje te ditur identitetin e tij per shkak te pozicionit qe mban i vellai ne administrate por ai ka marre nje taksi per te vajtur ne qendren e votimit ku kishte emrin.
Vlora nuk ka qene shume e qete ne diten e sotme te votimit. Gazetarja Anila Peci raporton se ka pasur nje nderprerje te votimit ne dy prej qendrave te vendosura ne shkollen e muzikes Naim Frasheri ne qytet per shkak se votuesit jane ankuar se nuk kane privatesi. Pas mberritjes se kreut te KZAZ 61 Edmond Banushi njera nga qendrat eshte transferuar ne nje prej klasave te shkolles dhe me pas procesi i votimit ka rivijuar.
Nderkohe kreu aktual Shpetim Gjika eshte paraqitur te shkolla Marigo Pozio ku mesohet se ishin vendosur perfaqesues te strukturave te PD-se me lista ne duar. Ka pasur tension dhe presion kundrejt votuesve nderkohe qe Gjika u ka kerkuar perfaqesuesve te PD-se te largohen nga qendra e votimit. Fillimisht jane mbledhur militante te te dyja paleve por me pas ata jane larguar pa shkaktuar probleme.
Proces normal ne Sarande
Ka nisur normalisht procesi i votimit Sarande. Sipas korrespondentit te Shekullit Ermir Hoxha po vijon procesi ne te gjitha qendrat e votimit ne komuna dhe bashki nderkohe qe eshte vene re pjesemarrje e larte e votueseve madje ne disa qendra qytetaret po presin ne radhe per te votuar.
Nderkohe ne Mesopotam te bashkise Delvine nuk jane paraqitur kryetari dhe nenkryetari i komisionit dhe KZAZ ka derguar dy komisionere per ti zevendesuar. Procesi ka nisur me vonese.
Redaksia Online