E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimet, mbi 7 mijë shqiptarë hyjnë në atdhe

Sipas burimeve zyrtare nga kjo Drejtori, duke nisur nga 00’ deri në orën 11.00’ në vendin tonë kanë hyrë 7972.

Pikat kryesore hyrëse janë ato të Rinasit, të Shkodrës, Kukësit, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.

“Nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit janë marrë masa për menaxhimin sa më mirë të fluksit të hyrje-daljeve në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar, me qëllim krijimin e të gjitha lehtësirave të nevojshme për ata shtetas shqiptarë që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri për të votuar”, thuhet në reagim. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-08 13:11
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›