E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Prifti kërkon rivlerësimtë të gjithë votave në Fierit

TIRANË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur sot në orën 10:30 për të vazhduar shqyrtimin e ankesave të partive politike, pavarësisht faktit se nuk e ka kuorimin e nevojshëm për të marrë vendim.  Ankesa e parë ishte nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, që ka kërkuar që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme nisur nga fleta e papërshtatshme e votimit. KQZ-ja e hodhi poshtë këtë kërkesë, pasi forma si ishte prezantuar ajo, ishte e papranueshme.

DRITAN PRIFTI KËRKON RINUMËRIMIN E VOTAVE NË FIER
 
KQZ-ja ka dëgjuar sot edhe ankimimin e kandidatit të pavarur Dritan Prifti për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në të gjithë qarkun e Fierit. Përfaqësuesi ligjor i tij ka deklaruar se "kundërshton vendimet e KZAZ-së për të gjithë zonën si dhe kryerjen e numërimit dhe vlerësimit të votave në të gjitha KZAZ-të, sepse në to janë shkelur dispozitat ligjore. Prifti nuk ka pasur anjë anëtar në komisionet e administrimit zgjedhor dhe vëzhguesit e tij nuk janë lejuar as për të monitoruar numërimin e votave. Ka rezultuar se në mënyrë të përsëritur, fletë votimi që i përkisnin atij, që kanë rezultuar të kenë qënë të vlefshme, nuk janë përfshirë tek subjekti që i takonin. Pra, është ndryshuar rezultati zgjedhor dhe vepruar në kundërshtim të hapur me to."  

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›