Shqipëria, kjo federatë fshatarësh?!
Reforma e ndarjes administrative, e cila prej kohësh kish zënë pluhur në planet e qeverisë në ikje, sot po del nga sirtarët e maxhorancës së re parlamentare, me shpresën ta fusë Shqipërinë në binarët e vet normalë të zhvillimit territorial. Por, a do jetë vallë e zonja maxhoranca e re ta çojë para reformën me forcën e kartonëve? Koha do ta tregojë dhe do të ndajë realisht përpjekjet me premtimet…
Nga Ben Andoni, JAVA
Nëse teoria e njohur kineze Fshati e rrethon qytetin do të kishte nevojë për një shpjegim praktik, asaj do ti mjaftonte situata e tmerrshme urbane e kryeqytetit të Shqipërisë. Komunat që e rrethojnë Tiranën (thjesht janë lagje), veçse i kanë zhvatur pafund territor kryeqytetit ndërsa i kanë dhuruar kaos. Respektivisht komunat e Dajtit, Farkës, Kasharit janë shkaktare të kësaj asfiksie të paimagjinueshme të kryeqytetit, që e jetojmë të gjithë. Njësoj në Durrës, Elbasan, Shkodër e gjetiu, kjo ndarje territoriale tani është kthyer në makth për buxhetin e shtetit dhe në parajsë për përfituesit. Reforma e munguar e ndarjes territoriale, në fakt, gati po merrte udhë në fillimvitet 2000, kur ndaloi papritur. Një kapriço politike bëri që gjërat të ktheheshin nga fillimi dhe gjithë ajo punë titanike bërë nga një grup ekspertësh të zinte pluhur dhe të harrohej krejt nga qeveria në ikje. Për fat të keq, procesi i nisur nga PS-ja në vitet 2000 dhe vazhduar në të gjithë hallkat deri në parlamentin shqiptar, madje edhe me asistencën e duhur ndërkombëtare, nuk u finalizua. Stina e mirë e dy Big-ëve politikë do të ngrinte sërish, ndërsa Partia Socialiste do të linte pushtetin për tetë vjet. Si imperativ, dhe jo më kot, ajo ka riardhur në ditët tona me nevojën e braktisjes së këtij parcelizimi aq të madh të vendit. Në kushtet e ndarjes së sotme administrativo-territoriale, kur njësitë vendore janë të vogla, mundësitë për të rekrutuar një staf me aftësi profesionale për të administruar me efektivitet njësinë, mbeten të vogla. Nga ana tjeter, polarizimi ekonomik e financiar si rezultat i zhvillimit të diferencuar të njësive të ndryshme administrativo-territoriale dhe lëvizjet demografike, janë shoqëruar edhe me diferencime të mëtejshme të nivelit arsimor të popullsisë së njësisë, thotë Blendi Çuçi, ekspert i PS-së dhe një nga njerëzit, i cili e ka ideuar dhe skicuar këtë reformë që nga fillimi. Në fakt, është e dukshme situata e vështirë e njësive vendore, ku shumica prej tyre janë barrë për buxhetin dhe pengesë për zhvillimin dhe tashmë me mandatin e ri të maxhorancës (me kartonin e +80 votave) është më shumë se e nevojshme një ndarje e re. Reforma, e cila duhet të përfshijë shumë aktorë duhet të synojë shkrirjen e njësive që sjanë të zonjat të realizojnë funksionet e tyre dhe më shumë akoma i rëndojnë buxhetit. E thonë shumë dhe në fushatë Rama e artikuloi shpesh.
Situata e sotme
Por a është aq e lehtë? Shqipëria numëron sot në hartën e saj administrative plot 12 qarqe, 65 bashki, 309 komuna dhe gati 3020 fshatra. Smund të quhet më decentralizim, pasi ky është një thërrmim i vërtetë i territorit për frymë popullsie. Si paradoks, me censusin e ri jemi thjesht 2.8 milion banorë, ndërsa jemi mbushur me subjekte administratash lokale, të cilat presin fondet e vogla që kryetarët e tyre sua gjejnë kurrë si duhet vendin, apo që se çajnë kokën fare për mjedisin, zhvillimin e komunës etj. E sa më të largëta e të thella janë gjeografikisht njësitë territoriale aq më parazite duken. Sensi i sotëm i reformës, e cila pritet të nisë menjëherë në shtator, ideon një përmbledhje më të madhe të njësive territoriale, ku njësitë më të mëdha do të funksionojnë si të pavarura dhe të futen direkt për thithje fondesh me Brukselin. Në studimin e vetëm të mirë që u bë në vitet 2002-2003 llogaritej se 34% e njësive vendore nën 5.000 banorë kishin mbi 40% të administratës me nivel arsimor të lartë. Ndërsa 74% e njësive vendore me 10.000-20.000 banorët e tyre kishin mbi 40 % të administratës me arsim të lartë. Por, smbaronte këtu. Të mjaftoje të shikoje administratat, rrogat, taksat, shkollat dhe më shumë e të kuptoje se këto ndarje thjesht shërbenin si institucione ku prodhoheshin individë që katapultohen në politikë ose në furnizues të votave politike, sesa duheshin për zhvillim.Nga ana tjetër, kryetarët e njësive vendore kanë pasur sjellje të dyzuar sepse një reformë territoriale mund të çojë në humbje të pushtetit aktual për disa dhe rritje për disa të tjerë. Për më tepër, fuqizimi potencial i disa njësive të mëdha vendore dhe rajoneve mund të perceptohet si një kërcënim nga klasa politike që do të dëshironte të kishte një marrëdhënie sa më të varur të njësive vendore ndaj nivelit qendror, shprehet Dritan Shutina, drejtori i Co-Plan. Por historia smbaronte këtu sepse rreth 67% të njësive vendore deri në 2000 banorë ruanin mbi 50% shpenzime administrative.
Kuadri Ligjor
Para viteve 90 ndarja administrativo-territoriale ishte kompetence e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kurse pas vitit 1992, në bazë të një ligji që mban datë 10.06.1992, ndarja administrativo-territoriale ishte kompetencë e Këshillit të Ministrave, me përjashtim të krijimit të fshatrave apo bashkimit të tyre, e cila bëhej me vendim të këshillit të rrethit. Kurse nga periudha 1992-2000, procedura për paraqitjen e projektvendimeve në ndarjen administrative-tokësore nuk parashikonte norma e rregulla të qarta. Propozimi vinte nga një këshill, një deputet, një kryetar apo kërkohej mendim nga këshilli vendor përkatës e nga prefekti, por pa përbërë kusht.
Por çështja smbaronte këtu, transmetoheshin nga poshtë lart vetëm ato propozime që konsideroheshin si të pranueshme.
Në zbatim të Kushtetutës, në vitin 2000, u miratuan tre ligje që kishin të bënin me ndarjen administrativo-territoriale. Njëri kishte të bënte Me organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore; tjetra Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Falë këtij ligji u miratua ndarja administrativo-territoriale dhe u krijuan 12 qarqet (Berat, Durrës, Dibër, Elbasan, Kukës, Lezhë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë e Tiranë). U ligjëruan 65 bashki në përbërje të të cilave janë sot 64 qytete dhe 180 fshatra. (33 bashki janë qytet+fshatra) dhe 309 komuna me 10 qytete dhe 2829 fshatra (10 komuna kanë në përbërje të tyre qytete), si edhe ligji Për organizimin dhe funksionimin e bashkisë së Tiranës. Pastaj mbi bazën e kushtetutës dhe ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, u përcaktuan Më