Topalli: Në 3 ditë u vranë 3 gra barbarisht. Është koha për të thënë MJAFT!
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar në Facebook tmerrin që ka kapluar vendin pasi tre gra u vranë barbarisht nga bashkëshortët.
Duke shpërndarë një video të një aktiviteti të Kuvendit kundër dhunës në familje, Topalli bën thirrje që ti thuhet mjaft këtij tmerri.
Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo është një çmenduri, një tmerr.
Alketa Cani, Valbona Çarçani, Valbona Lleshi nuk janë më. Fëmijët e tyre jetojnë ferrin!
Ato ishin nënat, të bukurat, të mrekullueshmet.
Për të gjithë Valbonat, në tribut për çdo nënë, bëni share (nëse jeni dakord) për të thënë MJAFT! shkruan Topalli./ep