“Banda e Cërrikut”, 3 burgime përjetë dhe 110 vite burg

Kjo është masa e marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shtatë anëtarët e Bandës së Cërrikut, të akuzuar për përfshirje në akte kriminale gjatë trazirave në vitin 1997.
Kështu, me burgim të përjetshëm janë dënuar shtetasit Meti Bozit, Arjan Toska dhe Roland Xhepexhia, ndërsa me nga 22 vite burg janë dënuar shtetasit, Entel Gashi, Alban Toksa e Llazar Bica. Me 23 vite burg është dënuar Tomorr Buzani dhe me 21 vite Skënder Cani.
Më 22 nëntor të këtij viti, Prokuroria tha pretencën e saj, duke kërkuar dënime të përjetshme për 3 nga anëtarët e kësaj bande, përkatësisht ndaj tre dënuarve sot nga gjykata. Prokuroria, kërkoi gjithashtu 25 vjet burg për Lazar Bicjan, 24 vjet burg për Tomorr Buzanin, 22 vjet burg për Arjan Tosken, 21 vjet burg per Skender Canin ndërsa ka kërkuar 8 vjet burg për të penduarin e drejtësisë Bujar Buzën.
Tetë të pandehurit e Bandës se Cërrikut akuzohen si autorë të masakrës së Cërrikut ngjarje kjo e ndodhur me 23 mars të vitit 1997 ku mbetën të vrarë me arme zjarri 6 punonjës të Gardës se Republikës si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shtetit. /S.Ll/Start/
2011-12-20 14:39