KQZ, Ristani ikën në shtator, zgjedhje me konkurs
TIRANË- Në fillim të muajit sh tator, Komisioni par lamentar i Ligjeve hap procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përmes ndryshimeve të bëra nga pozita dhe opozita dhe të miratuara me konsensus në muajin korrik, KQZ-në e re do ta drejtojë PD-ja. Kryesimi i mundësohet përmes votimit të 71 votave në Kuvend, të cilat mazhoranca i disponon në parlament.
Por, para se të arrihet në këtë fazë të zgjedhjes së pasardhësit të Arben Ristanit, më parë duhet të zhvillohet një konkurs,një praktikë kjo e re, që nis me Komisionin e Ligjeve. Sipas Kodit të ri Zgjedhor, ekspertët kanë parashikuar dy variante për zgjedhjen e kryetarit të KQZ-së. Çdo qytetar mbi 35 vjeç dhe që ka të paktën 10 vjet përvojë pune në fushën e drejtësisë, administratën publike dhe administrimin e zgjedhjeve, mund të depozitojë në Komisionin e Ligjeve kërkesën për të kandiduar për kryetar. Pikërisht në fillim të shtatorit pritet që Ligjet të hapin procedurat e shqyrtimit të kandidaturave. Varianti i parë është që, Komisioni i Ligjeve me 25 anëtarë të zgjedhë në mënyrë konsensuale (të paktën 17 anëtarë) dy kandidatë, të cilët i dërgohen seancës ku do të votohet njëri prej tyre. Varianti i dytë është ai sipas të cilit, secili nga deputetët e Komisionit përzgjedh katër emra.
Nëse shumicën e cilësuar (17 vota) nuk e kanë marrë të paktën dy kandidatë, Komisioni përzgjedh katër emrat që kanë marrë numrin më të madh të votave. Sipas të gjitha gjasave, katër emrat që do të zgjedhë PD-ja do të kenë 13 vota, ndërsa katër emrat që do të zgjedhë PS-ja do të kenë 12 vota, aq sa është numri i deputetëve të të dyja partive në Parlament.
(e.m/GSH/BalkanWeb)