Rreziku nga flakët, 40 vatra zjarresh në vend, Voskopojë digjen 30 hektarë pisha
Zjarret kanë shkaktuar situatë alarmante në shumë zona të vendit. Burime zyrtare nga Emergjencat Civile mbrëmë bënë me dije, se ka arritur në 40 numri i vatrave të zjarreve. Situata mbetet problematike në Pukë, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë etj.
Në kuadër të marrëveshjeve me Republikën e Turqisë, mbërriti dje në aeroportin e Rinasit, helikopteri i tipit "Kamov", për të ndihmuar në kryerjen e operacioneve nga ajri për shuarjen e zjarreve, në të gjitha ato zona ku është e pamundur të ndërhyhet nga forcat tokësore.
VOSKOPOJË
30 hektarë pisha të djegura janë pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë zonën pranë rezervuarit në Voskopojë. Vatra vijon të jetë aktive, teksa ka përfshirë një sipërfaqe të madhe duke rrezikuar të përhapet e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Ndërhyrja në terren mbetet e vështirë për shkak të intensitetit të flakëve. Dhjetra forca policie, punonjës të shërbimi pyjor, të Komunës dhe banorë në vendngjarje kanë bërë të mundur izolimin e flakeve me breza dheu. Ndërkaq mbrëmjen e djeshme zjarri përfshiu dhe kurorën e pishave sipër fshatit.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera 'Shqipëria në flakë', Emergjencat Civile: Rritet numri i vatrave, shkon 40