E Diel, 1 Nëntor 2026

Kucovë, pezullon lejen e ndërtimit, kanoset kryekomunari

KUCOVË- Pezullon një leje ndërtimi, kanoset me thikë kreu i Komunës Perondi në Kucovë, Rexhep Hajdëri 49-vjec. Lajmi konfirmohet nga policia e cila ka arrestuar dhe autorin Andrea Sherifi.

Mësohet se 37-vjecari kishte tentuar të ndërtonte një objekt pa leje, gjë që nuk është lejuar ta përfundojë nga ana e kryetarit të komunës. Kundërshtimi I këtij të fundit ka bërë që autori Andrea Sherifi ta kanosë me thikë, teksa në banesën e tij I është gjetur dhe një automatik.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›