Laç, Rama-Meta dënojnë krimin. Berisha: E dinit se do ndodhte, nuk e parandaluat
LAC- Kryeministri i vendit Sali Berisha në një konferencë për shtyp pak minuta para qendrave të votimit në të gjithë qendrat e votimit, i ka kërkuar policisë së shteti dhe prokurorisë të marrë për bazë deklaratat që kreu i LSI Ilir Meta dhe ai i PS-së, Edi Rama bënë sot në Lac, duke i akuzuar se ato e dinin se krimi do të ndodhte dhe nuk bene asgje per ta parandaluar.
Berisha akuzoi liderin e PS dhe LSI se rendën të përfitonin politikisht pas ngjarjes në vend që ta dënon aktin e rëndë.
“Nuk mund t ë mos lë pa dënuar me përçmim për qëndrimin e nekropolitikanëve, që renden me vrap dhe unë po i dëgjoja me vëmendje, te shprehin ngushëllime familjes së viktimës, vetëm ato nuk i dëgjoja. Dëgjova që ti uronin shërbim të plagosurve, por nuk e bënë. Rendën që të krijonin kapital politik me një ngjarje të hidhur dhe të rëndë, madje, u shprehën se dinin mirë që mbrëmë se kjo ngjare do ndodhte. I kërkoj Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të administrojë cdo deklaratë. Ata që dinin se krimi do të ndodhte duhet të binin gjithçka për të parandaluar”, deklaroi Berisha.
Berisha i ka shprehu ngushëllime familjarëve të viktimës, Gjon Pjetër Gjoni si dhe i ka uruar shërbim të shpejtë kandidatit Mhill Fufi dhe kushëririt të tij Kastriot Fufi Berisha i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të hetojnë me përparësi ngjarjen e rëndë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.
“Dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës së ndjerë, uroj që të gjejë forcë për të përballuar dhimbjet. Uroj nga zemra shërbim të shpejtë kandidatit Fufi dhe të afërmit të tij, ky i fundit mori plumb në kohë. Kërkoj nga organet e Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme të hetojnë me përparësi këtë ngjarje, të nxjerrin të vërtetën për të gjitha rrethanat e ndodhjes së ngjarjes dhe përgjegjësinë. Këtë presin gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë”, tha Berisha.
Kryemministri Berisha i ka cilësuar ‘të shpëlara’, deklaratat e kreut të PS-së Edi Rama kundra Policisë së Shteti, ndërkohë që i ka bërë thirrje komisionerëve të presin votuesit me qytetari sic e kanë bërë.
“Të shpëlara absurde sulmet e kreut te s nga policisë, të mos harrojmë se tensioni më kryesor në proces është tek komisionerët dhe policët tanë. Dëshpërimin nuk e ka nga policia, por nga frika se do korrësh atë që ke mbjellësh. Thirrja ime për komisionerët të mbajnë dyert hapur dhe të presin me njerëzi sic kanë bërë sot zgjedhësit shqiptar”, bëri thirrje Berisha.
Laç, Rama: Policia jo palë me krimin, Meta: Berisha s'është më kryeministër
Ora 11: 34 Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta kanë mbërritur në qendrën e votimit ku ndodhi incidenti i rënddë në Laç, nga i cili një simpatizant i LSI-së mbeti i vdekur.
Kryesocialisti akuzoi policinë e këtij qyteti se po bashkëpunon me krimin. Por sipas tij, asgjë nuk e ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve.
“Policia e shtetit nuk është në krye të detyrës, forcat kriminale me mbështetjen e policisë kanë nisur një operacion për përhapjen e frikës dhe terrorit me armë.
Jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje, asgjë se ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve, ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë. Këto janë përpjekje për të trembur njerëzit, për të diktuar një vullnet që s’mund t’i kundërvihert atij të popullit shqiptar”, tha Rama.
Më tej kryesocialisti shtoi se kërcënimet e kriminelëve nuk mund të ndalin popullin të votojë.
“Ne do garantojmë procesin, nuk ka forca kriminale që mund ta pengojnë popullin të vendosë, policia të ndalë bashkëpunimin me krimin”, vijoi ai.
Ndërkaq, edhe kreu i LSI-së Meta ishte në të njejtën linjë me kreun e PS-së Rama, teksa akuzoi policinë e Laçit për bashëpunim me krimin. Meta e ftoi policinë të distancohet nga kjo ngjarje dramatike.
“Dje në mesnatë kam qenë në qytetin e Lezhës dhe kam vizituar disa aktivistë dhe komisionerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat janë sulmuar me armën dhe me mjete të forta nga banditë të Partisë Demokratike në zonën e Laçit. Po dje kam takuar Drejtorin e Policisë së Lezhës së bashku me z. Spartak Braho dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, z. Hysni Burgaj, ku i kam njohur me këto zhvillime dramatike si pjesë e një skenari të dhunshëm dhe i kam kërkuar që policia jo vetëm të distancohet, por të marrë masa për të ndaluar një gjakderdhje të mundshme për sot. Sidomos në Laç, në Mamurras, në Fushë Kuqe absolutisht banditët dhe kriminelët, të cilët janë aktualisht tani që po flasim ne përpara qendrave të votimeve të Mamurrasit dhe po u bëjnë presion qytetarëve për të treguar votën, janë me mbështetjen e policisë dhe segmenteve të policisë këtu dhe në kupolën e lartë të policisë së Shtetit. Ne kemi fakte që Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve dhe të mbrojtjes së kriminelëve dhe banditëve të Partisë Demokratike, të cilët dalin me armë këtu e gjakosen dhe vranë një qytetarë të pafajshëm këtu sot para kësaj KZAZ-je", tha ai.
Meta më tej tha se, Berisha nuk mund të jetë më kryeministër kur derdhet gjak.
“Kjo histori ka përfunduar, Sali Berisha nuk është më kryeministri i Shqipërisë, ai nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. I paralajmëruam dje në mesnatë autoritetet më të larta të Policisë së Shtetit dhe kjo gjë ndodhi. Për do gjë çdo gjë do të mbajë përgjegjësi Sali Berisha dhe banditët e tij të cilët nuk i mbron dot nesër as Saliu, as Flamuri, as Kuliçi dhe asnjë tjetër.
Ne i kemi marrë dhe do të marrim të gjitha masat, do të mbrojmë çdo votë dhe njerëzit të shkojnë të votojnë. Në Laç në Mamurras në Fushë Kuqe dhe në të gjithë Shqipërinë. Fitorja do të jetë plebishitare”.
”, tha ai.
Sipas Metës, Berisha nuk mund ta mbajë më pushtetin me dhunë!
(ma.ar/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bumci: Rama-Meta të distancohen nga gjuha banditeske VIDEO: Laç, Rama: Policia jo palë me krimin, Meta: Berisha s'është më kryeministër