Obama shton presionin mbi Islamabadin - Pakistani duhet te zbuloje ndihmesit e bin Ladenit

Per presidentin amerikan Barack Obama ceshtja eshte e qarte. Shefi i terrorit Osama bin Laden duhet te kete pasur nje lloj rrjeti mbeshtetesish ne Pakistan por deri tani qeveria amerikane nuk e di se kush ose cka qendron pas tij tha Obama Ne mendojme se ne Pakistan ka pasur nje lloj rrjeti mbeshtetjeje per bin Ladenin. Por ne nuk e dime se kush bente pjese ne te dhe cfare ndihme eshte ofruar.
Kush kane qene ndihmesit e bin Ladenit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetat njoftojne per Osama bin Ladenin
Biseda me kanalin televiziv CBS ishte intervista e pare e gjate e presidentit amerikan pas aksionit komando kunder Osama bin Ladenit. Duke folur per aksionin Obama e pranoi se kane qene 40 minutat me te gjate ne jeten e tij ai foli per nje gjendje shume te tensionuar
Obama kerkoi nga qeveria ne Islamabad qe te hetoje se kush ka mundur ta ndihmoje bin Ladenin. Keshilltari i tij per ceshtje te sigurise Tom Donilon tha per NBC se deri tani nuk ka deshmi qe qeveria ushtria apo sherbimi i fshehte pakstanez kane qene ne dijeni qe Osama bin Laden ka jetuar prej vitesh jo larg kryeqytetit te Pakistanit. Donilon kerkoi nga qeveria ne Islamabad qe ti ofroje pales amerikane informatat e mbledhura deri tani per vendqendrimin e bin Ladenit si dhe mundesine per te biseduar me tre grate e tij te cilat po mbahen ne paraburgim nga forcat pakistaneze te sigurise.
Qeveria amerikane ka shtuar trysnine ndaj Pakistanit por njekohesisht lavderon bashkepunimin e deritanishem. Askund ne bote nuk jane vrare kaq shume terroriste sa ne territorin pakistanez tha presidenti Obama per kanalin televiziv CBS dhe kjo ka qene e mundur vetem me ndihmen e autoriteteve vendore. Por per shkak te rolit te paqarte te qeverise paksitaneze ne kongresin amerikan eshte ndezur debati per shkurtimin e ndihmave financiare ne lartesi prej miliardave per Pakistanin. Para se te kemi derguar edhe nje cent te vetem ne duhet te jemi te sigurte se Pakistani eshte me te vertete ne anen tone ne luften kunder terrorizmit thote senatroi demokrat Frank Lautenberg.
Bildunterschrift Osama bin Laden ne vilen e tij ne Abottabad
Ndersa senatori me ndikim John Kerry tha per CBS-in se ai sheh nje mundesi te madhe per rivleresimin e raporteve amerikane me Afganistanin dhe Pakistanin. Nderkaq ish zevendespresidenti Dick Cheney paralajmeroi nga kthimi i shpines ketyre dy vendeve. Nese ne kthehemi dhe largohemi prej Pakistanit apo Afganistanit apo nga ajo pjese e botes ne pergjithesi atehere une kam frike se do te fajesohemi per problemet e shkaktuara deri tani. Prandaj sipas Cheney amerikanet kane nevoje per ti ruajtur marredheniet e punes me Pakistanin Afganistanin dhe pjesen tjeter te rajonit e jo te kerkojne per tu larguar nga atje. Ky rajon nuk duhet te lihet vetem nje terheqje e nxituar do te ishte sinjal i gabuar ka thene Cheney per kanalin FOX News.
Autor Nicole Markwald/Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica