E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ certifikon 103 parti, lista e Beogradit ndryshon emërtim

PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e 103 subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor.

Ndërkohë, KQZ ka përfunduar certifikimin e subjekteve politike, dhe ka bërë me dije se janë certifikuar 7 mijë e 932 kandidat.

Ndryshe, lista e sponsorizuar nga Beogradi që në fillim mbante emërtimin “Srbija” tani do të njihet me emërtimin “Iniciativa Qytetare Serbe”, ndërkaq lista e Oliver Ivanovicit e cila quhet “Srbija, Demokracia”, tani do të quhet “Iniciativa Qytetare-PSD-Oliver Ivanovic”, transmeton KP.
(e.m/BallkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›