Shkencëtarët gjermanë studiojnë vajzën që nuk ndjen dhimbje
BERLIN-Mund të digjet, të pritet por nuk ndjen dhimbje. Një vajzë, e cila ka këto veti të rralla u ka mundësuar shkencëtarëve të gjejnë një mutacion gjenetik që ndikon në perceptimin e dhembjes.
Shkencëtarët gjermanë shpresojnë se zbulimi mund të çojë në krijimin e qetësuesve të rinj të dhembjeve, që do të funksionojnë duke bllokuar sinjalet që e shkaktojnë atë. Ata kanë krahasuar sekuencën gjenetike të vajzës, e cila ka pandjeshmëri kongjenitale (të lindur) për dhembjen, me sekuencën gjenetike të prindërve të saj, të cilët nuk e kanë karakteristikën e vajzës së tyre.
Vajza mund të ndiejë prekjen, por jo dhembjen; ka tentuar të djegë veten, por ka pësuar vetëm plagë, sërish pa arritur të ndiejë asnjë dhembje. Krahasimi i sekuencave gjenetike ka mundësuar që dr. Ingo Kurth, në spitalin universitar “Jena” në Gjermani, të gjejë mutacionin e gjenit SCN11A, sipas revistës “New Scientist”.
(d.b/BalkanWeb)