E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ certifikon rezultatet në Prizren e Lipjan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prizrenit dhe të Lipjanit, ndërkohë që Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar KQZ-në, se kanë mbetur edhe dy çështje të papërfunduara në lidhje me zgjedhjet në komunën e Gjilanit.

Certifikimin e rezultateve për Prizrenin dhe Lipjanin e konfirmoi kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, pas mbledhjes së këtij komisioni,

Ndërsa sa i përket çështjes së Gjilanit, Lushta bëri të ditur se Gjykata Supreme i ka njoftuar se kanë mbetur edhe dy çështje të papërfunduara në lidhje me zgjedhjet në këtë komunë. Ajo saktësoi se ankesat në Gjykatën Supreme, janë bërë nga dy kandidatët për kryetar të Gjilanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›