KQZ çertifikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka certifikuar zgjedhjet vendore të 8 majit. Mbledhja ka nisur me debate, ndërsa opozita është larguar. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi ka kërkuar që të respektohet fjala e partive politike për të diskutuar.
Nuk mund t`i ndërpresësh fjalën përfaqësuesit të opozitës. Do ju kërkoja ose të ndërprisni seancën e të rikthehemi, ose jepini fjalën përfaqësuesve të PS-së. Shumë keqardhje për këtë komunikim sepse kryetari me ligj nuk mund t`ia ndërpresë fjalën nënkryetaren. Ndodhem në mënyrë të papritur në këtë mbledhje të kësaj problematike. Nuk mund të ndodhte ndryshe nga i gjithë procesi zgjedhor, këtë pasqyroi edhe kjo mbledhje e fundit e thirrur nga ju për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Kuptova shumë mirë që ju nuk dëshironi që ne të themi fjalën për atë që ka ndodhur në procesin zgjedhor. Akti që kemi është një vendimarrje që do të marrë vëmendjen time siç kam bërë në çdo raund zgjedhjesh që janë bërë në Shqipëri, u shpreh Subashi. ora-news