E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektoret e dhunuara i shkruajnë Ina Ramës: Nisni hetimin dhe nxirrni fajtorët

Dy inspektoret tatimore të Bashkisë së Tiranës, të dhunuara nga kreu i Policisë Bashkiake, i kanë dërguar një letër kryeprokurores Ina Rama, duke i kërkuar të nisë hetimet. Më poshtë letra e plotë:

Leter e hapur prokurores Ina Rama

Sot mbushen 10 dite nga kallezimi penal i bere nga ne prane institucionit te akuzes dhe nuk ka asnje reagim apo nisje procedurash per ngjarjen e pa precedente te ndodhur ne daten 6 ne Drejtorine e Tatim Taksave te Bashkise Tirane. Ne, 2 inspektoret e dhunuara brutalisht, egersisht dhe paturpesisht nga Drejtori i Policise Bashkiake, jemi nena te devotshme te 5 femijeve te mrekullueshem, 2 prej te cileve studente ne Europe. 3 te tjeret ne arsimin e mesem dhe 8-vjecar. Diten e ngjarjes u munduam dhe shqetesimi yne i pare shkoi tek keta femije. Meqenese mediat ishin prezente ne ngjarjen e ndodhur, nuk donim qe ata te informoheshin nepermjet mediave. Ja u shpjeguam me durim kur u gjendem prane tyre dhe keshtu vazhdojme edhe keto 10 dite. Mundohemi te fshehim shqetesimin, zemeraten dhe shenjat e dhunes qe akoma jane te dukshme ne krahet tane. Ju lutemi Juve, si eprori me i larte i institucionit te akuzes. Ju lutemi si nena, si motra, si bashkeudhetare ne betejen e gjate dhe te pa realizuar per te drejtat e grave ne institucione dhe ne shoqeri. Duam hetimin e menjehershem ashtu sic e kemi parashtruar dhe ne kallezimin penal qe kemi bere menjehere diten e ngjarjes. I drejtohemi sot dhe gjithe shoqatave ne mbrojtje te lirise dhe te drejtave te grave ashtu sikurse na mbeshteten ne denoncimin e ketij rasti te pa precedente te na ndihmoje ne venien e drejtesise, dinjitetit dhe autoritetit tone. Ne nuk do te heshtim! Heshtja jone dhe terheqja nga kerkimi i drejtesise do te ishte fatale jo vetem per ne, jo vetem per femijet tane, por per te gjitha zonjat e ketij vendi qe ndajne besoj te njejten rrugetim me ne. I bejme thirrje kryetarit te bashkise, zotit Lulzim Basha, te behet ai iniciatori i venies se dinjitetit te 2 qytetareve te Tiranes qe u dhunuan brenda institucioneve per te cilat ai sot eshte pergjegjes. Te gjitha faktet sic i kemi parashtruar dhe ne kallezimin tone penal, jane te fiksuara ne monitorimin e kamerave te institucionit, ashtu siç eshte i dokumentuar profesionalizmi yne dhe puna e shkelqyer ne marredheniet me taksapaguesit e qytetit te Tiranes.

Ju lutemi dhe njehere e nderuar zonja Kryeprokurore! Te filloni hetimin dhe nxjerrjen e fajtorit ne kete ngjarje skandaloze ne zyrat e administrates se shtetit shqiptar! Kurrsesi sot nuk duam politizimin e kesaj ceshtjeje, por duam venien e drejtesise ne vend dhe sidomos venien e dinjitetit tone moral dhe profesional ne radhe te pare. Duam qe femijet tane te mos jene me te detyruar te shpjegojne ne bankat e auditoreve ate qe ndodhi me nenat e tyre, por te jene krenare qe ne kete vend ka nje Kryeprokurore, grua qe di te vendose ligj dhe drejtesi, pa pyetur per njerez te veshur me pushtet, por qe ne brendesi simbolizojne xhelatin dhe militantin e paskrupullt.

Duke shpresuar ne autoritetin tuaj,

Anila Çobani

Etleva Duraj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›